Thomas Tuchel ka folur për mundësinë e një ribashkimi me superyllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, tek Bayern Munchen sezonin e ardhshëm. Superylli francez, i cili ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re me PSG, ka të ngjarë të largohet nga gjigantët e Ligue 1 si agjent i lirë verën e ardhshme. Ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm ende nuk është zbuluar, ish-trajneri i Mbappe te PSG ka deklaruar se do të ishte i lumtur të ribashkohej me francezin.
Real Madrid është konsideruar si destinacioni më i mundshëm për Mbappe, por Tuchel theoson se është gati ta bindë sulmuesin që të shkojë në Allianz Arena. “Mbappe i lirë vitin e ardhshëm? Kylian është Kylian, ai është shumë inteligjent. Ne kishim një marrëdhënie të mirë. Nëse ai dëshiron të vijë te Bayern, unë do të shkoj ta marr vetë me biçikletë”, ka thënë Tuchel në një intervistë për Canal+.
sfidanti.al