Messi zgjidhet lojtari i vitit tek Inter Miami

Ylli argjentinas, Lionel Mesi zbarkoi tek Inter Majemi në korrik të këtij viti. Falë tij skuadra arriti të merrte Kupën e Ligës dhe të kualifikohej në Kupën Open US (por humbi kundër Hjuston për shkak të mungesës së Mesit). “Pleshti” nuk ishte në gjendje të sillte skuadrën e Floridës në play-offin e MLS. Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi i Bekamit njoftoi se numri 10 është zgjedhur lojtari i vitit 2023. Në 14 ndeshje ai shënoi 11 gola dhe 8 asistime, duke u bërë shpejt një pikë referimi e rëndësishme për të gjithë. Ndërkohë golashënuesi më i mirë historik i Inter Majemit me 29 gola të shënuar është Gonzalo Higuan, por që Mesi synon ta thyejë rekordin e bashkëkombësit të tij në vitin 2024.

sfidanti.al