Magjia e Igli Tares, Lacio kushtoi 66 milionë euro, sot vlen mbi 230 milionë!

Fituesi bën historinë është shprehja e vjetër. Për momentin, historinë po e bën Lacio që fitoi Superkupën e Italisë dhe synon Championsin në Serinë A, ndërsa më të lavdëruarit janë Igli Tare dhe trajneri Simone Inzagi. Nëse për taktikën dhe motivimin, notën 10 e merr Inzagi, për projektin dhe marrjen e lojtarëve, i shkëlqyer është shqiptari biond. Në total, në gati 10-12 vjet, u shpenzuan rreth 66 milionë euro, diçka që një klub tjetër e bën vetëm për një lojtar, ndërsa “pasuria” sot ka arritur në mbi 230 milionë euro, pra 3-4 fish më shumë.

Tomas Strakosha u pagua 75 000 euro tek Panioniosi, sot vlen 20-25 milionë euro. Rumuni Radu, u mor 5.5 milionë euro dhe luajti për 12 vjet, sot kushton 3 milionë sepse ka moshë të madhe

Açerbi u mor 10 milionë për të zëvendësuar De Vrajin, sot vlen 15 milionë. Luiz Felipe u mor 850 mijë euro, sot kushton 10-15 milionë euro. Lazari u mor nga Spali, për 11 milionë, sot mund të sjellë 18-20 milionë Luis Alberto 5 milionë euro Liverpulit, është një nga lojtarët më të mirë dhe në treg vlen 40 milionë euro

Sergej Milinkoviç-Saviç u mor për 10 milionë nga Genku, sot kushton 70 milionë euro. Lukas Leiva u cilësua si një “xhaketë e kthyer”, pasi luajti për shumë vite tek Liverpuli. U pagua kartoni 5.6 milionë euro, dhe në moshën 33-vjeçare vlen ende 5-7 milionë euro. Senad Luliç, kapiteni u mor vetëm për 3 milionë euro nga Jang Bojsi, dhe luajti për 8 vjet. Sot është 33 vjeç dhe ende kushton 3-4 milionë euro. Hoakin Korrea erdhi nga Sevilja për 16 milionë euro, ndërsa tashmë thuhet se kartoni shkon në 30-40 milionë euro.

Çiro Imobile u quajt i dështuar pas përvojave tek Dortmundi dhe Sevilja, por Tare dhe Lotito besuan tek ai. U shpenzuan 10 milionë euro për sulmuesin e Italisë që u kthye sërish në formën më të mirë dhe sot padyshim kushton 70 milionë euro.

Sfidanti.al