Lojtari i Anglisë, Fabian Delf, e braktisi skuadrën në Botëror për të qenë pranë gruas së tij që ishte në prag të lindjes. Diçka krejt normale, me leje të plotë të trajnerit Sauthgejt, veçse është dikush tjetër që pritet të sillet ndryshe nga ai. Kapiteni i Suedisë, Andreas Grankuist, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga kampi i kombëtares.
Gruaja e 33-vjeçarit, po ashtu, është në prag të lindjes së fëmijës së tyre të dytë, por kapiteni nuk dëshiron ta lerë vetëm skuadrën. Aq më tepër me shiritin në krah, ndjen përgjegjësi më të madhe. “Unë e kam në plan të qendroj, – thotë ai, – gruaja ime është shumë e fortë dhe ne kemi folur përpara se të niste Botërori. Nëse do të kem mundësi, do të shkoj e do të kthehem, por në çerekfinalen ndaj Anglisë nuk dua që të mungoj”.
Sfidanti.al