Pritje të parregullta të portierëve Subashiç, Akinfejev dhe Shmajhell

Të dielën, pra në ndeshjet e një së tetës së finaleve të Botërorit mes Rusisë e Spanjës dhe Danimarkës e Kroacisë u gjuajtën gjithsej 19 penallti gjatë serisë së tyre për të përcaktuar ekipin fitues, por 15 prej tyre, po të ishin zbatuar rregullat, do te duhej që të pësëriteshin.

Daneil Subashiçi i Kroacisë, Kasper Shmajhelli i Danimarkës dhe Igor Akinfejevi i Rusisë nuk u vendosën dhe nuk i pritën sipas rregullave penalltitë. I vetmi portier që i zbatoi rigorozisht rregullat që janë përcaktuar për gardianët e portës në rastin e gjuajtjes së 11-metërshave, ishte ai i përfaqësueses së Spanjës, David De Gea që, në fakt, i zbatoi të gjitha rregullat përkatëse.

Rregullat e futbollit janë të qartë sa u përkët portierëve. Portieri duhet të qëndrojë te vija e bardhë që përshkon portën, tamam, poshtë shtyllës transversale, deri sa lojtari që gjuan penalltinë, ta godasë topin e vendosur te pika e bardhë. Megjithatë, tre portierët e lartpërmendur nuk e zbatuan aspak rregulllin e përcaktuar qartë, pasi ata lëviznin dhe dilnin para vijës së bardhë ose asaj që quhet vija fatale, shumë kohë para se ekzekutuesi i penalltisë që binte në kontakt me topin.

Dalja para kohe e portierëve nga vija e bardhë e portës i ndihmon ata, pra, portierët, sepse pakëson hapësirën për shutimin e topit ose, ta themi ndryshe, pakëson këndin e goditjes se topit, me qëllim që ata (portierët) ta kenë më të lehtë që t’i presin topat e goditur nga pika e bardhë.

Subashiçi i Kroacisë, në fakt, doli para kohe nga vija e bardhë në të gjithë tre rastet që ai priti penalltitë në ndeshjen e një së tetës me Danimarkën, ndërkohë që, pikërisht, për këto tre pritje, Subashiçi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes dhe u bë hero i Kroacisë, ndërkohë që ato pritje duhet të ishin anuluar nga gjyqtari qe duhet t’i kishte perseritur penalltite.

Po ashtu, do të duhet që të ishtë përsëritur edhe penalltia që gjuajti mesfushori kroat, Luka Modriç, gjatë shtesës së ndeshjes, duke qenë se portieri i Danimarkës, Kasper Shmajhell, në këtë rast lëvizi, pra u largua para kohe nga vija e bardhë. Kurse penalltia e dytë që gjuajti Modriçi, pra 11-metërsh që ai realizoi gjatë gjuajtjes së serisë së penalltive mbas shtesave, ishte, në fakt, e vetmja penallti, gjatë ekzekutimit të së cilës nuk u shkel rregulli përkatës.

E njëjta gjë ose situatë ndodhi edhe gjatë gjuajtjes së serisë së 11-metërshave në ndeshjen tjetër të një së tetës së finaleve të Botërorit mes Rusisë dhe Spanjës, në të cilën Akinfejevi pothuajse gjatë të gjitha penalltive që u gjuajtën në drejtim të portës së tij, dilte para kohe nga vija e bardhë, perfshi edhe ate qe priti ne fund dhe qe i dha fitoren Rusise.

Kështu që duhet që të theksohet se të tre këta portierë, pra Subashiçi, Shmajhelli dhe Akinfejevi, i shkelën me të dyja këmbët rregullat e përcaktuara në rastin e gjuajtjes së penalltive, ndërkohë që gjyqtarët në të dy ndeshjet e lartpërmendura i mbyllën sytë para këtyre shkeljeve të dukshme dhe kjo ndodhi në kushtet, kur në këtë Botëror po aplikohet gjerësisht video-teknologjia, por, megjithatë, ajo nuk u përdor dhe asnje penallti nuk u përsërit.

E thamë edhe më lart, i vetmi portier që i zbatoi rigorozisht rregullat, ishte portieri i Spanjës, David De Gea, që nuk priti asnjë penallti dhe qëndroi te vija e bardhë deri në momentin, kur ekzekutuesi i penalltisë godiste topin në drejtim të portës se tij.

sfidanti.al