Le topin, merr penën, letër emocionale lamtumire e Iniestës

Spanja në këtë Botëror u eliminua në fazën e një së tetës të tij nga përfaqësuesja e vendit mikpritës, Rusia, në një ndeshje që ishte e fundit për një nga futbollistët më të mirë të Spanjës, Andres Iniesta. Disa ditë mbas ndeshjes së fundit me përfaqësuesen e vet, Iniesta iu drejtua tifozëve dhe bashkëlojtarëve të tij me një letër emocionale.

“Unë kam patur fatin që të jem pjesë e një brezi të jashtëzakonshëm dhe një karrierë, e cila ka qenë mjaft e veçantë në shumë drejtime. Ne kemi realizuar atë që ëndërrojnë fëmjtë, por, megjithatë, ne kemi pasur edhe momentët tona të vështire. Ju më bëtë mua një futbollist më të mirë dhe një bashkëlojtar më të mirë, unë ju falënderoj për këtë nga zemra. Ishte një kënaqësi e madhe që t’i ndajë momentet e veçantë me juve. Tani, ka ardhur koha që unë të largohem dhe ky ishte një vendim që unë nuk e mora lehtë, pasi unë u mendova disa muaj”, vihet në dukje në letrën e Iniestës që, si pjesë e përfaqësueses së Spanjës, ka fituar dy kampionate evropiane, më 2008 dhe 2012, dhe një Botëror, më 2010. Ai ka shënuar 13 gola në 131 ndeshje me përfaqësuesen spanjolle.

Sfidanti.al