Përfaqësuesja e Japonisë habit botën, pas fushës spektakel në dhomë..!

Japonezët, më të vërtetë, lanë një përshtypje mjaft të mirë në Botërorin e Rusisë. Qëkur ditët e fundit, u shkruajt për tifozët japonezë se mbas mbarimit të ndeshjes pastronin plehrat në shkallët e tribunës, nga e kishin parë ndeshjen, kësaj here vëmendjen e tërhoqi edhe vetë përfaqësuesja e Japonisë.

Pikërisht, mbas ndeshjes me Belgjikën, gjatë së cilës ndodhi “përmbysja e madhe” nga 2-0 për përfaqësuesen japoneze në 3-2 për atë belge, pavarësisht nga dëshpërimi i madh, lojtarët japonezë e pastruan deri në qoshën më të fundit dhomën e tyre të zhveshjes, duke e lënë atë më pastër sesa e gjetën, kur erdhën në fillim të kampionatit botëror. Me një fjalë, ata e lanë dhomën e zhveshjes, sikur nuk kishin qenë fare në të, madje, kur ikën, në shënjë mirënjohjeje, lanë një shënim në gjuhën ruse “Spasibo’ (faleminderit).

Sfidanti.al