Edhe futbollistët rusë dopingohen?! Ata qeshin me ne…  

 

Sportin rus e ka tronditur skandali i madh i dopingut me rastin e Lojrave Olimpike Dimërore që u zhvilluan në Soçi më 2014, pasi agjencia botërore e antidopingut, WADA, zbuloi se sportistët rusë kanë qenë dopinguar sistematikisht me mbështetjen e shtetit rus. Drejtori ekzekutiv i WADA-s, Trejvis Tigart, konsideron se Rusia nuk e ka mësur leksionin dhe se ajo e ka ruajtur sistemin e dopingimit që tani e shfrytëzojnë edhe futbollistët e këtij vendi.

“Ne duhet të jemi budallenj, nëse mendojmë se gjithçka është mbyllur me Soçin. Ata qeshin me neve mbas kurrizit tonë. Ata, më 2014, shfrytëzuan rastin që të na mashtrojnë, duke i dopinguar sportistët dhe duke ndërruar urinën. Të gjithë këtë rusët e bënin që të tregonin se  ata ishin mbi të tjerët dhe këtë donin që ta bënin para publikut vendas. Ata e bënë këtë edhe në Lojrat Olimpike Dimërore, por më vonë u zbuluan. Ne e dimë se ata e kanë ruajtur sistemin e dopingimit, megjithëse e mohojnë këtë. Ne, po ashtu, e dimë se dopingu ka lidhje të drejtpërdrejtë me futbollin në Rusi. Ata e kanë provuar se janë gati të bëjnë gjithçka vetëm që të fitojnë”, i tha Tigarti revistës “US Today”.

Mbas Lojrave Olimpike Dimërore të Soçit, më shumë se 650 sportistë rusë u dënuan, për shkak të dopingut.

Sfidanti.al