Voznjacki eleminohet nga Uimbëlldoni prej … milingonave

Ankesat e saj ishin të shumta, aq sa publiku iu kthye kundër, por asgjë nuk e ndryshoi fatin e keq. Karolinë Voznjacki, numri 2 i Uimbëlldonit, u eleminua para kohe nga turneu londinez, por ajo beson se i prishën punë milingonat. Danezja u mund nga rusja Jekaterina Makarova në tre sete, ndërsa disa herë u mor me largimin e milingonave që i ngjiteshin në trup.

“Ne jemi këtu që të luajmë tenis, jo të hamë insekte, – thirri ajo drejt gjyqtarit, – ato i kam në fytyrë dhe nëpër këmbë. Kjo po më çmend fare”. Organizatorët i dhanë një shishe me lëng kundër insekteve, por mesa u duk rusja e përballoi më mirë situatën”.

Sfidanti.al