Kristiano, lëri justifikimet dhe ik nga Reali si burrë!

Dy janë arsyet kryesore që po e largojnë Kristiano Ronaldon nga Reali, njëra është interesimi i presidentit Perez për Nejmarin, dhe tjetra është mosplotësimi i kërkesave të tij financiare. Gjithsesi, së fundmi portugezi ka lëshuar një deklaratë (sipas gazetës “Marka”), duke u shprehur se “përderisa mendojnë se unë vlej 100 milionë, do të thotë se nuk më duan”.

“Marka” njoftoi më parë se kishte qenë vetë CR7-ta që kishte dashur një klauzolë më të ulët për të bërë të mundur largimin, pasi klauzola fillestare prej 1 miliardë eurosh ishte jashtë mendjes njerëzore. Tani, ai thotë se 100-milionëshi është një ftesë për t’u larguar. Do të kishte qenë më mirë që Ronaldo t’i përmbahej arsyeve të vërteta, asaj që nuk i japin rrogë si Mesi dhe që Perezi po bën çmenduri për të sjellë “gjelin e dytë në kafaz”, Nejmarin.

Sfidanti.al