Nuk është më në pozicionin e tij tepër të fuqishëm, por sërish besohet se di shumë. Luçiano Moxhi, ish-drejtuesi i lartë i Partizanit të Tiranës (besohet se nuk kthehet më në Shqipëri), ka dhënë mendimin e tij për situatën e Ronaldos dhe Juventusit. Ai mandje e quan punë të mbaruar.
“Sipas mendimit tim, – ishte postimi i tij në Tuiter, – (Ronaldo) ka firmosur tashmë dhe ka bërë vizitën mjekësore në Mynih”. i pyetur nga një televizion italian, ish-drejtori i përgjithshëm i Juves, shtoi se “është ajo që mendoj pasi kam folur me disa njerëz të rëndësishëm”. Moxhi deshi ta merrte Ronaldon tek Juventusi në 2002-in, por i shpëtoi nga duart pas lëvizjes së shpejtë të Sër Aleks Fergusonit dhe Mançester Junajtidit.
Sfidanti.al