Ndoshta është një rekord i kupave të botës. Nejmar, ylli më i madh i Brazilit, ka qenë edhe ai që më shumë e ka ndërprerë lojën në turneun rus, pasi ka qendruar i shtrirë për shumë kohë pas ndërhyrjeve që i janë bërë. Televizioni zviceran, RTS, ka bërë një llogaritje dhe i ka dalë se numri 10 i “kanarinëve” ka qenë i shtrirë për 14 minuta, duke përmbledhur të 4 ndeshjet e luajtura. Një shifër tepër e lartë, ndërsa Nejmar ka marrë shumë kritika për sjelljen e tij.
Gjithsesi, një nga yjet më të mëdhenj të momentit, Kristiano Ronaldo, i ka dalë në krah brazilianit. “Gjyqtarët duhet ta mbrojnë, – është shprehur ai, – edhe unë kam qenë shpesh herë viktimë e ndërhyrjeve tepër të ashpra”.
Sfidanti.al