“Legia nuk e lëshonte Muçin, kërkohej edhe në Premier League”

Ernest Muçi ndryshoi mjedis në merkaton e janarit, teksa zgjodhi të largohej nga Legia për t’u bashkuar me Besiktas në Turqi. Presidenti i Besiktas, Hasan Arat në një intervistë të dhënë theksoi faktin se transferimi i futbollistit shqiptar ishte një mision mjaft i vështirë. Gjithashtu, Arat tha se Muçin e kërkonte edhe Aston Villa. “Legia e Varshavës nuk e lëshonte Muçin, sepse bëhej fjalë për një lojtar shumë të vlefshëm. Edhe menaxheri nuk bindej lehtë, akordi u arrit vetëm në mesnatë. E morën nga qendra stërvitore në dy të mëngjesit dhe arritëm të firmosnim. Muçin e kërkonte edhe Aston Villa”, tha ai.

sfidanti.al