Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës

Nuk ka të ndalur skiatorja kuqezi, Lara Kolturi, e cila është rikthyer në pistat e bardha këtë fundjavë, në atë që ishte stacioni i radhës i Kupës së Botës në ski alpine për femra. Dhe skiatorja e re italiane, që ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka shënjuar një tjetë gur kilometrik në karrierën e saj të re, teksa është kualifikuar për në fazën finale të Kupës së Botës në ski për femra. Në dy garat e zhvilluara në Are të Suedisë, në sllallomin gjigand dhe në sllallon, ajo ka marrë vendin e 23-të, të mjaftueshëm për t’u kualifikuar midis 25 të parave për në finale.

Në faktë, të shtunën, në garën e sllallomit gjigand në Are të Suedisë, ajo u rendit e 19-ta, duke hedhur një hap gjigand drejt vendit në fazën finale të Kupës së Botës për Femra, teksa renditet e 23-ta dhe mjaftonte ta mbronte vendin e saj në garën e sllallomit të dielën për të siguruar vendin në 25-shen e parë të renditjes së përgjithshme për të shkuar në fazën finale, që mbahet në Sa’albah të Austrisë fundjavën që vjen. Dhe Kolturi ia ka dalë, duke bërë pikërisht një gjë të tillë, teksa ka marrë vendin e 23-të pas dy zbritjeve në garën suedeze, duke patur tashmë një mundësi për të provuar veten me më të mirat e botës.

sfidanti.al