Skuadrat më të mira të Superligës janë shumë pranë kalimit të turit në Kupën e Shqipërisë, pas ndeshjeve të para. Skënderbeu e Teuta fituan jashtë fushe, ndërsa Teuta arriti një barazim mjaft të rëndësishëm. Korçarët e trajnerit Ilir Daja fituan 1-0 në fushën e Besëlidhjes, ndonëse luajtën me mjaft lojtarë rezervë. Golin e vetëm në Lezhë e shënoi Kelmendi në minutën e 25-të.
Kukësi triumfoi thellë 4-1, në Shijak përballë Erzenit, ku dy gola për kampionët i shënoi Guri, dhe nga një rrjetë e realizuan Koldashi e Peposhi. Teuta arriti barazimin 1-1 në fushën e Kamzës, njërës prej skuadrave më të mira të Superligës këtë sezon, dhe është në pozita më të mira përpara ndeshjes së dytë që do të luhet në Durrës.
Në grupin B, Flamurtari nuk pati asnjë problem në fushën e Turbinës në Cërrik, duke fituar 6-1. Sukses bindës edhe për Laçin, 3-1 në stadiumin e Lushnjës, në një sfidë mes ekipeve të Kategorisë Superiore. Shumë i fortë Bylisi, që mundi në Ballsh, Luftëtarin me shifrat 2-1.
Sfidanti.al