Mejuedhër mesa duket nuk rri dot pa boks dhe pa fituar miliona!

Flojd Mejuedhër është tërhequr dy herë nga boksi profesionist, por ndoshta do të ketë kohë të tërhiqet për së treti. Amerikani 40-vjeçar po stërvitet ende fort në palestrën e tij në Las Vegas, edhe pse ka pasur gjithashtu një udhëtim në Murin e Madh kinez. Menaxheri i përgjithshëm i televizionit “Shoutajm Sports” (Shoëtime Sports), Stefën Espinoza, thotë se Mejuedhër “po stërvitet si manjak” dhe se është në formë sportive për t’u ndeshur.

Duket se ish-mbreti i peshave të mesme pëlqen të ndjejë sërish emocionet e një ndeshjeje të madhe, ndërsa oreksi i tij i pangopshëm për para duhet të jetë hapur edhe më shumë pasi fitoi rreth 300 milionë dollarë nga përballja me Konor Mekgregorin. Fitorja ndaj irlandezit ishte e 50-ta në karrierë (0 humbje), ndërsa mister mbetet kundërshtari i radhës.

Kandidatë mund të jetë vetë Mekgregor, kampioni i sotëm botëror i peshave të mesme Keith Tërman, kampioni i IBF-së Errol Spens, por sidomos kampioni i madh nga Kazakistani, “GGG” Genadi Golovkin.

Sfidanti.al