Kupa e golave…të shtesës

Tirana kaloi vetëm nga pika e bardhë e penalltive me Teutën që këtë herë rrezikoi të gatuante një gjellë të rëndë për kryeqytetasit por barazimi në Elbasan është brenda logjikës së Kupës edhe pse kjo ishte një nga 3 sfidat që si për habi, kaloi kufirin e 90 minutave, sikur kalendari të mos ishte mjaftueshëm i ngjeshur deri në këtë pikë të sezonit. Ndeshjet e mesjavës pdrodhuan rezultate surprizë si ai i Tiranës ku Kukësi eleminoi Partizanin por edhe gola me shumicë si në rastin e Vllaznisë që u kujtua se kishte një biletë për të fituar vetëm në 30 minutat e shtesës. Erzeni largohet me një bilanc të rëndë dhe në kaos por ajo që bën habi është mënyra se si rrodhën ngjarjet në Shkodër ku vendasit mund ta kishin mbyllur ndeshjen më parë por “preferuan” shtesat si për ta bërë më festiv rezultatin tenistik që shpesh herë lakohet edhe si “i frytshëm” në lindjen e largët nga ta që preferojnë të luajnë me shuma të vogla për të fituar shifra të mëdha.

sfidanti.al