Gascoigne dhe historia e tmerrshme e alkoolizmit

Makthi i alkoolit ka ndikuar gjithmonë në karrierën e Paul Gascoigne. Ish-lojtari anglez ka rrëfyer përvojën e tij me alkoolizmin: “Njerëzit e njohin Paul Gascoigne, por askush nuk e njeh Gazzën, madje as unë ndonjëherë”. “Isha i dehur i lumtur. Nuk jam më. Jam një pijanec i trishtuar. Nuk dal duke pirë, pi në shtëpi. Mundohem të mos bie në depresion sepse bota tashmë është mjaftueshëm në depresion. Dhe kur unë jam vërtet i dëshpëruar, atëherë pi për të gëzuar veten. Nuk mendoj se kam zhgënjyer asnjë trajner, apo lojtarë, apo tifozë. Nëse ka pasur dikë që e kam zhgënjyer , ai jam unë”. Gascoigne vazhdon: “Nëse dua që të jetë një ditë e keqe, gjithçka që duhet të bëj është të shkoj në pijetore. Nëse dua të jetë një ditë e mirë, shkoj të peshkoj. Nuk është pija, është pasoja. Pasi pashë telefonin tim dhe pashë 30 mesazhe ose telefonata të humbura, e di që jam në telashe. Thjesht përpiqem të qëndroj larg vendeve të rrezikshme. Nëse pi, e bëj sepse më pëlqen, nuk fajësoj askënd si dikur. Por nuk u dorëzova kurrë. Mendoj se momenti që do të dorëzohem do të jetë kur të gjej veten në një kuti druri. Përndryshe, do të vazhdoj të luftoj”.

sfidanti.al