Kualifikimi në Euro 2024, më e fituara është…FSHF-ja

Prej ditësh po flitet në media për shpërblimin që do të shkojë në xhepat e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare në rast kualifikimi për në Euro 2024, ndërsa njeriu që përfiton më shumë nga kjo arritje mund të jetë trajneri Sylvinho që me të drejtë do të arkëtojë 1 milionë euro shtesë. Kjo shifër është parashikuar në kontratën fillestare të brazilianit që vendosi një bast personal teksa pranoi ofertën e FSHF-së ku kushti kryesor ishte pjesëmarrja në Euro 2024.

Në krahun tjetër, 3.5 milionë euro do të shkojnë për lojtarët dhe stafin edhe pse në të tilla raste nuk është vendi që të flitet për para pasi po flasim për fanellën e ekipit Kombëtar dhe jo për kontratën e jetës me klubet ku ata luajnë. Pjesa tjetër, rreth 5 milionë euro të arkëtuara nga ky kualifikim, do të shkojnë në arkën e FSHF-së dhe pyetja e madhe është; çfarë do të bëhet me këto para? A do ë investohen për futbollin e të rinjve? Infrastrukturën? A do të ketë transparencë? Sigurisht që jo sepse FSHF-në mund ta inspektojë vetëm UEFA dhe FIFA ku vetë presidenti është zv.president i UEFA-s..

sfidanti.al