Sporti pa “gossip” në Britaninë e Madhe do të thotë “vdekje klinike” për tabloidet që ushqim të përditshëm kanë jetën private të yjeve të futbollit. I tillë është sigurisht Ruben Diaz, mbrojtësi i Manchester City që takohet në fshehtësi me bukuroshen Arabella Chi por jo aq sa lidhja e tij t’i shpëtojë syrit investigativ të tabloidit “The Sun” që ka zbuluar se çifti ka filluar të frekuentohet që prej 4 javësh.
Modelja ka rritur frekuencën e udhëtimeve nga rezidenca e saj në Ibiza drejt Anglisë është rritur pasi të dy takohen në fshehtësi dhe larg syrit të publikut. Portugezi është vetëm 26 vjeç dhe Arabella 32 por diferenca e moshës nuk i ka penguar të rrisin frekuencëne takimeve për të nisur një hisori serioze. Kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi përfundon në faqet e para të mediave rozë pasi portugezi që u transferua për 75 milionë euro te Man. City, sapo ka mbyllur kapitullin me balerinën Ginevra Festa.
sfidanti.al