Historia e “Mbretëreshës së sporteve”

Atletika grupon rreth vetes disa disiplina sportive ku më të frekuentuarat janë vrapimi, kërcimi, hedhja dhe ecja. Atletika është një sport kryesisht individual por këtu bëjnë përjashtim garat mikse. Për herë të parë, garat e atletikës datojnë në vitin 776 para erës së re, por rregullat e epokës moderne që i kanë dhënë formë atletikës janë krijuar në shekullin e 19 dhe 20 në Europë dhe Amerikën e Veriut duke u shpërndarë gradualisht më pas në të gjithë botën.

Garat e atletikës janë evenimenti më kulmor në olimpiadat që zhvillohen çdo katër vjet dhe mund të onsiderohen njëkohësisht simboli i garave tëb evenimentit më të madh planetar. Gara në pistë dhe fushë, maratona, ecje dhe gara vrapi, gjysmë maratona, garat e atletëve me aftesi të kufizuara, që të gjitha bëjnë pjesë në familjen e madhe të atletikës që u themelua nga grekët e lashtë dhe bazohet kryesisht në aftësitë fizike të çdo garuesi duke testuar limitet e tyre.

Termi atletikë u përhap për herë të parë në Britaninë e Madhe në shek. 19 e më pas u përdor edhe nga gjuhët latine dhe ato gjermanike. Gara e parë e erës moderne u zhvillua në vitinn 1860 në Londër, ndërsa në vitin 1896 në olimpiadën e parë te erës moderne, atletika ishte sporti dominues. Femrat u lejuan të amrrin pjesë vetëm në olimpiadën 1928. Garat sprint janë 4, distancat e mesme 3, të gjatat 2, me pengesa 5, mikset 2, hedhjet dhe kërcimet 4, ndërsa eventet e kombinuara 3. Sporti më i vjetër me një diferencë shumë të madhe kohore krahasuar me të gjithë sportet e tjerë, gjatë dekadave të fundit atletika ka humbur terren krahasuar me futbollin apo basketbollin por gjithsesi mbetet kryefjalë e olimpiadave që kulmojnë me garën e famshme të 100 metrave ku vendoset edhe qërshia mbi tortë në një eveniment planetar ku mban frymën e gjithë bota e sportit.

sfidanti.al