Sokol Cikalleshi është kthyer të golat, duke shënuar të katërtin në kampionatin turk pasi shënoi në minutën e 4 shtesë nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar me ‘panenka’, për t’i dhënë një pikë Konyaspor ndaj Fatih Karagümrük. Konyaspor vinte pas katër humbjeve radhazi në kampionat dhe falë golit të Cikalleshit rikthehet tek rezultatet pozitive. Aktualisht skuadra e sulmuesit kuqezi numëron 11 pikë, teksa këtë seton ka si synim që të shmangë rënien nga kategoria.
sfidanti.al