Në ditët e bëmave të VAR-it, s’kishte si mos ta dëgjoje edhe atë barsaletën “banale” se ..VAR-it është bërë për t’i varur kollaren! Aludohej me atë historinë e njohur, kur pacienti e merr ne telefon mjekun dhe e pyet për hallin e madh që e kishte zënë :
- Doktor, si t’ia bëj ? Vuaj nga hipotenca dhe ai miku ka ulur kokën…!
- E keni provuar ta varni xhaketën tek ai miku juaj ? – e pyet doktori.
- As këmishën nuk e mban dot – i thotë pacienti.
- Atëherë, vari kollaren ! – ia plas mjeku…
Por, nuk e dinim ose nuk e prisnim që do të vinte një ditë edhe më e keqe . S’do t’i varnim kollaren VAR-it, por edhe më zi akoma. Ndodhi që ndodhi, por në një qytet të “gabuar”…në Korçë. Tamam në ndeshjen më të zjarrtë javës në Superligë, Skënderbeu-Tirana, që një zot e di pse nuk pati fitues, por dy aty ku ekipet u ndëshkuan me nga një pikë… ndodhi dhe “mrekullia e tetë”.
Mbi kabinën e VAR-it, aty ku s’të falin edhe qimen, ishte vendosur një perzevativ. Se cili është mesazhi, nuk do shumë shkrim e këndim, shpresa është që Komisioni i Disiplinës t’i ndëshkojë me gjobë “atentatorët”. E dinim se kishin ndodhur të gjitha në Superligë, po “bota e futbollit” tonë është ende e pazbuluar…
Sfidanti.al