Skënderbeu-Tirana, Kukësi-Dinamo dhe Teuta-Laçi u mbyllën në barazim. 4 gola në tre fusha të ndryshme që reflektojnë faktin që sezoni i Superiores ka hyrë në një fazë të rrezikshme ku skuadrat duken të lodhura edhe pse jemi në fillimin e muajit të tretë të sezonit të ri. Në Kukës, vendasit me shumë mundim dhe Dinamo pa ide u ndalën në një ndeshje shterpë që nuk prodhoi asgjë por në fund të ditës u myll një raund tjetër për dy skuadra që do të luftojnë deri në fund për të siguruar mbijetesën këtë sezon.
Ndërkohë në Korçë lajmin e madh nuk e prodhoi futbolli në fushë por gurët e tifozëve vendas ndaj autobusit të Tiranës që u largua me 1 pikë nga fusha e skuadrës juglindore. Nuk mund të thuhet shumë as për 90 minutat e Durësit ku Teuta dhe Laçi prodhuan vetëm dy gola por reflektuan mungesë dëshire për të bërë më shumë sikur kjo ndeshje të ishte punë jashtë orarit pa pagesë për lojtarët.
sfidanti.al