Pas Kroos dhe Alaba, një lojtar tjetër mund te ndjekë rrugën nga Bavaria në Madrid. Real Madrid ka intensifikuar kontaktet me Alphonso Davies. Sipas raportimit të gazetës “AS”, ekipi madrilen në javët e fundit është takuar disa herë me Nedal Huoseh, agjentin e lojtarit. Edhe pse kontrata e tij skadon më 30 qershor 2025, lojtari mund të zgjedhë të lërë Bayernin në sesionin e ardhshëm të merkatos së verës. Mbetet për të parë se cili do të jetë vlerësimi i klubit bavarez, por shuma do të ndikohet nga afati i skadimit të kontratës. Drejtuesit gjermanë mund të ulin pretendimet për të shmangur një largim falas. Në javët e fundit, zërat kanë konfirmuar se për të filluar një negociatë do të niset nga një bazë prej 50 milionë eurosh, një shumë që aktualisht bllokon çdo diskutim.
sfidanti.al