Juventusi nuk e ka harruar Berardin, do ta tentojë sërish në janar

Juventusi mund të provojë sërish të afrojë yllin e Sassuolos, Domenico Berardi në merkaton e janarit. Nuk është sekret që bardhezinjtë u përpoqën të siguronin Berardin gjatë verës, por dështuan të arrinin një marrëveshje, pasi Sassuolo u mbylli derën. Tuttosport shkruan se do të bëjnë përpjekje tjetër në janar, me disa skenarë të ndryshëm.

Më e rëndësishmja është që Sassuolo të pranojë për një huazim me detyrim blerje, marrëveshje që u bë q vit e gjysmë më parë me klubeve për Manuel Locatellin. Kjo i lejon Juventusit të shpërndajë koston në disa vite dhe të marrë lojtarin menjëherë. Çmimi i Sassuolos për Berardin nuk ka ndryshuar, mbetet të paktën 30 milionë euro, pasi kapiteni ka kontratë deri në qershor 2027. 29-vjeçari italian ka qenë në bashkëpronësi të Juventusit nga viti 2013 deri në 2015, por nuk luajti kurrë për torinezët.

sfidanti.al