Nëse ka pasur një “sëmundje” nga e cila kanë vuajtur shumë herë “gjelat”, ajo është përçarja. Një nga kombëtaret më të fuqishme dhe më fine të botës, jo rrallë është copëtuar nga brenda, dhe të mos harrojmë vitet pas titujve botëror dhe europian, apo edhe atë në Europianin e fundit. Gjithsesi, Olivie Zhiru është kthyer madje edhe duke shënuar gol. Pak muaj më parë thuhej se lojtarë si Mbape dhe Benzema kishin krijuar klanin e tyre dhe nuk e donin Mbapenë, ndërsa tolerohej Grizmani. Këtë herë, Benzema nuk ishte për shkak dëmtimi, por besohet se duhet të ketë një përmirësim të klimës tek blutë. Fitorja e Ligës së Kombeve qetësoi nervat dhe krijoi atmosferë shumë më të mirë për trajnerin Deshamp dhe lojtarët. Sa për Zhirunë, ai kurrë nuk zhgënjen duke shënuar gol në fitoren 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në Marsejë. Tashmë, sulmuesi i Milanit ka vetëm 4 gola më pak sesa rekordmeni me kombëtaren, Tieri Henri.
Sfidanti.al