Kristiano dhe Reali, një divorc që shkatërroi “familjen merenges”!

Menjëherë pas eleminimeve të Madridit dhe të Juventusit, mediat e kryeqytetit të Spanjës theksuan se “as Reali nuk fiton dot pa Kristianon, as Ronaldo nuk fiton dot pa Madridin”. E drejtë, dhe fjala është për në Champions, kompeticionin që duan në “Santiago Bernabeu” dhe që e kanë fiksim në Torino. Portugezi ka dalë dy herë kampion i Italisë, duke arritur në 30 trofe si futbollist, por Championsin e fundit e fitoi me Realin në 2018. Reali e fitoi më në fund titullin e parë kampion që nga viti 2017, por u eleminua për të dytën herë para kohe në Ligën e Kampionëve. Si i bëhet? “Familja e lumtur merenges”, me Kristianon në përbërje që nga viti 2009 tani nuk ekziston më, dhe në Madrid nuk shohin se cili do të jetë zëvendësuesi i CR7-ës! Hazar nuk realizoi pritshmëritë, Bejl është i humbur, Benzema është një sulmues, e ndoshta duhet pritur viti 2021 për ardhjen e mundshme të Mbapesë. Sa për Kristianon, ai duhet të mendohet mirë sepse Juventusi nuk e fiton Championsin që nga viti 1996.

Sfidanti.al