Qeveria e Hungarisë ka rikonfirmuar gatishmërinë për t’i dhënë Kosovës kredi pa interes për ndërtimin e stadiumit nacional në Prishtinë.
Ka premtuar 50 milionë euro kredi pa interes me kohëzgjatje të kthimit 10 vjet, por me kushtin, që tashmë gazeta ka raportuar, e që është: ndërtimi i stadiumit nga një kompani hungareze, shkruan Koha Ditore.
Në “ofertën” e saj, ajo ka garantuar ndër të tjera që stadiumi do të ndërtohet nga nëntë deri në 13 muaj, pra për më pak kohë sesa është paraparë të zgjasë renovimi i stadiumit të qytetit të Prishtinës.