Skuadra e Jurgen Klopit ende nuk i ka vënë duart mbi trofe, por pritet ta bëjë shpejt, ndërsa brenda qytetit buzë lumit Mersej ka edhe arsye për të mbajtur zi. Mjafton “të kapërcesh Ylberin”, pra mjafton të shkosh tek liga e futbollit e femrave për të parë se skuadra e vajzave të Liverpulit është vendosur të bjerë nga kategoria. Kjo, pasi organizatorët vendosën që, ndryshe nga Premier Liga e djemve, ky kampionat duhej të ndalohej përfundimisht për këtë sezon. Liverpuli u zbrit nga kategoria sipas pjesëtimit të pikëve për numrin e ndeshjeve. Trajnerja Viki Xhepson u shpreh “zemërthyer” për vendimin, pasi theksoi se vajzat kishin shpresë se do t’ia dilnin të mbijetonin në 8 javët që ishin ende për t’u luajtur. Pra, një Liverpul do të kurorëzohet kampion, e një tjetër do të luajë në kategorinë e dytë sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al