Nuk është një fjalë dosido, por nga vetë goja e ministrit të brendshëm të vendit. Ishte Horst Zehofer që deklaroi për një media gjermane (Funke) se kampionati i futbollit ka shpresë të shohë publikun në stadium madje që këtë vit. “Unë e kam që tani besimin në zemrën time se ne mund të lejojmë gradualisht që shikuesit të kthehen në stadiume, – tha ministri i brendshëm i Gjermanisë, – kjo mund të ndodhë në sezonin e ri. Jo menjëherë, jo ashtu siç ka qenë përpara epidemisë, por me më pak spektatorë, pra duke ruajtur distancat. Ashtu si në çdo fushë tjetër të jetës, besojs e do të gjejmë zgjidhje të zgjuara, që të kombinojë gëzimin e jetës, me mbrojtjen ndaj rrezikut”. Bundesliga ishte kampionati i parë i madh që rifilloi në mesin e muajit maj, dhe që ka qenë një sukses pas gati 3 muajve ndërprerje për shkak të koronavirusit. Liga gjermane ndihmoi edhe vendet e tjera si Anglia, Spanja e Italia që janë gjithashtu në prag të rifillimit, ndonëse Franca i dha fund sezonit.
Sfidanti.al