Kundër racizmit, nuk ka kurrë “Vallëzim të fundit” për Majkëll Xhordanin!

Dokumentari i tij nga Netfliksi (Netflix) krijoi polemika, ndërsa shumë ish-shokë të skuadrës i mbajtën mëri. Gjithsesi, Majkëll Xhordani ka edhe një anë tjetër personale, më njerëzore, të cilën po e tregon këto ditë. Mediat amerikane shkruajnë se ish-kampioni i madh i NBA-së ka shpenzuar 100 milionë USD vetëm këto ditë pas vdekjes së Xhorxh Flojdit, dhe kjo për të luftuar racizmin. Pasi u shpreh në rrjetet sociale si tepër i zemëruar, i pikëlluar dhe i dëshpëruar, Xhordani theksoi se Amerika duhej të ndahej një herë e mirë me racizmin, se duhej të merrte fund kjo histori. Ish-kapiteni i Çikagos i ka investuar 100 milionë USD në organizata të caktuara që luftojnë ndaj racizmit dhe padyshim që kjo është një ndihmë e madhe, me një shifër të lartë, pavarësisht se pasuria e tij personale është shumë herë më e madhe se kaq.

Sfidanti.al