Sadiku në një kampionat me Mesin dhe Ronaldon, firmosi me Levanten në Spanjë

Nga Zvicra, në Poloni për të shkuar në Spanjë, ky është itinerari i karrierës së sulmuesit të kombëtares shqiptare Armando Sadiku. Futbollisti 26 vjecar nga Elbasani është zyrtarisht futbollist i levantes në La Liga duke fituar mundësinë që të luajë kundër dy yjeve të dufutbollit botëror , Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldon. Sadiku firmosi me skuadrën valenciane një kontratë që skadon në qershor të vitit 2020 për të bërë përforcimin në repartin e sulmit të saj, madje ka nisur menjëherë punën me të.

Përpara se të udhëtonte drejt Spanjës, Armando Sadiku ka luajtur në kampionatin zviceran të futbollit me ekipe si Lokarno, Lugano apo Zyrih në periudhën 2011-2017, për t’u transferuar më pas në Poloni te Legia Varshavë. Në vitin 2012 ai debutoi me përfaqësuesen shqiptarë të futbollit dhe është shndërruar në pikën e referimit përsa i përket sulmit tonë. në 32 ndeshje të luajtura me fanelën kuqezi ai ka shënuar 11 gola ku ai më i rëndësishmi është ai në fitoren 1-0 ndaj Rumanisë në Euro 2016 në Francë me Sadikun që u bë i pari futbollist shqiptar që shënon në një eveniment të rëndësishëm si Kampionati evropian i futbollit

sfidanti.al