Probleme për PSZH-në: 70 milionë euro ose lamtumirë Champions?!

Klubi parisien PSZH që është lider aktual në kampionatin francez, Liga e 1-rë, po ndeshet me disa probleme që nuk janë të vogla dhe që kanë lidhje me UEFA-n. Ky klub duhet “të çlirohet” nga disa lojtarë dhe emrat më “të tingëllueshëm” që duhet të largohen, janë Di Maria, Pastore dhe Mura, kështu që PSZH-ja do të fitonte 70 milionë euro. Qëkur ky klub francez shpenzoi 222 milionë euro për Nejmarin, duke pasur parasysh edhe paratë e mëdha që ai shpenzoi për sulmuesin francez, Kilian Mbape, ai ndodhet i përfshirë në probleme të mëdha, pasi ka shkelur rregullin financiar fair play të UEFA-s.

PSZH-ja, megjithatë, deri tani, nuk ka shitur asnjë lojtar dhe, për këtë arsye, këtij klubi i është vënë afati deri më 30 qershor 2018 që të fitojë 70 milionë euro që do të vijnë nga shitja e lojtarëve dhe, nëse nuk do të arrijë që ta bëjë këtë gjë, atëherë, klubi francez do të përjashtohet nga Championsi.

Sfidanti.al