Maqedonia e ka peng me Shqipërinë, padurim për 8 shtatorin

Maqedonia ka publikuar listën për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Shqipërisë, ku ka ftuar edhe katër shqiptarë

Trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski ka ftuar katër lojtarë shqiptarë për dy ndeshjet e ardhsme ndaj Izraelit dhe Shqipërisë per te cilen ka thene: “Ua  kam kujtuar shpesh futbollisteve se si jemi mundur ne Tirane, ndaj mezi pres 8 shtatorin”

Lojtarët e ftuar shqiptarë për këto dy takime janë Ferhan Hasani, kapiteni i Shkëndijës, Ezgjan Alioski i Leeds United, Enis Bardhi i Levantes dhe Visar Musliu i Vardarit.

“Ne duam të krijojmë një cikël që do të garantojë lojë dhe cilësi për shumë vite në kombëtaren maqedonase. I besova Iliev në rolin e portierit, pasi luan tek Arsenali dhe është e ardhmja jonë, së bashku me Zajkov dhe Musliun. Leonard Zhuta nuk është në listë, pasi nuk jam i kënaqur me lojën e tij në kombëtare”, tha trajneri Angelovski.

Maqedonia më 3 shtator do të luajë në udhëhtim ndaj Izraelit, ndërsa më 8 shtator do të presë Shqipërinë e trajnerit Panucci në stadiumin e Strumicës.