Kur ishin në fushë nuk u lidhën dot me njëri tjetrin sa krijuan një kaos, ku nuk mund të pretendohej për një logjikë kolektive. Edhe pas ndeshjes, trajneri De Biazi dhe futbollistët nuk po kombinojnë dot me mendimet e tyre, për ndeshjen. Dikush, si Agolli thotë se këtë ndeshje duhet ta harrojmë shpejt, një tjetër thotë se ishte një zhgënjim që vlen të gjykohet.
Trajneri De Biazi është “mrekulluar” kur ekipi ka qënë me 9 vetë, sa i ka pëlqyer më shumë se me 11 vetë, kurse sulmuesi Llullaku ka përshtypjen se “ kur mbetëm me 9 vetë, nuk ia vlente më të vazhdoje të shpresoje”. Të mësuar me një kasetë, kuqezinjtë, kur dalin të hutuar, si pas kësaj ndeshjeje zhgenjimi, ngatërrohen në trafikun e mendimeve.