Dinamo në rrezik, rënie e lirë drejt fundit

Për Dinamon e tanishme është bërë shumë i vështirë edhe qëndrimi në Kategorinë e Parë. Skuadrës së dikurshme të trofeve të mëdhenj dhe e mbushur me emra që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, nuk i ka mbetur asgjë, përveç logos së stampuar në uniformë. Sot ekipi i drejtuar nga Allmuça ka pësuar një tjetër humbje në kompleksin sportiv të Pezës, ku prej kohësh është shtëpia e bluve, dhe ata që e ndëshkuan ishin beratasit e Tomori. Dhe tani kur duhet vetëm një javë që të mbyllet faza e parë, Dinamo ndodhet në kuotën e 7 pikëve, dy më shumë se Sopoti i vendit të fundit dhe një nga Elbasani që ka një ndeshje për të luajtur. Lushnja fiton derbin me Apoloninë (2-1) dhe vazhdon të udhëheqë Grupin B me tetë pikë diferencë nga vendi i dytë, që tashmë mbahet pikërisht nga Tomori.

Ndërsa në zonën e veriut nuk ka më asgjë të re. Kamza vazhdon të fitojë (1-2), mëgjithëse këtë javë vuajti për ta arritur. Sidoqoftë edhe shkalla e vështirësisë ishte më e lartë, pasi tre pikët e rradhës erdhën në transfertën e Fushë Krujës, ndaj Ilirisë vendase, madje edhe me përmbysje të rezultatit. Skëdra e drejtuar nga Bledar Devolli vazhdon të udhëheqë me pikë të plota, ndërkohë  që është shkëputur nëntë pikë nga ndjekësit më të afërt, Burreli dhe Besëlidhja, të cilët e brazuan 1-1 ndeshjen e tyre në “Liri Ballabani”.

 

Java VIII/ Rezultatet

Grupi A

Iliria – Kamza                     1-2

Burreli – Besëlidhja          1-1

Shënkolli – Kastrioti         2-1

Besa – Mamurrasi             2-1

Tërbuni – Erzeni               0-4

 

Grupi B

Shkumbini – Turbina       2-1

Dinamo – Tomori             0-1

Lushnja – Apolonia          2-1

Bylis – Sopoti                    0-0

Elbasani –  Pogradeci (23 nëntor)