Për herë të 13 në 20 gara sezonale, vija e parë e nisjes do të jetë e gjitha nën diktatin e Mercedes, ndërsa i treti do të startojë Kimi Raikkonen me Ferrarin, një koktejl ambicie dhe grinte mes pilotëve që premton shkëndija në metrat e parë në Sao Paulo.
Luis Hamilton po bën të pamundurën për të mos e lënë të qetë shokun e skuadrës dhe për të çuar verdiktin final deri në garën e fundit në Abu Dabi.
Të dielën do të shikojmë nëse Rosberg do t’ia dalë ta certifikojë titullin e parë në karrierë, apo do të dorëzohet sërish ndaj Hamilton, për t’i lënë gjithçka ruletës së Formula 1 në fund të nëntorit. Sot në orën 17:00 gara e Interlagos si gjithmonë në Top Channel.