Spanja, ashtu sikurse edhe pritej, mbaroi punë lehtë me Maqedoninë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, Rusi 2018, pasi ish-ekipi kampion i Evropës dhe i botës (Spanja), e mundi atë (Maqedoninë), pa asnjë problem, 4-0, në Granada, duke siguruar, kështu, lehtësisht, tri pikë. Maqedonia arriti që të mbahej në pjesën e parë, kur ishte në disavantazh 0-1, mbas autogolit të Darko Veliçkovskit, por, megjithatë, në pjesën e dytë, Spanja favorite ishte shumë më bindëse, duke e fituar të gjithë ndeshjen 4-0.
Trajneri i Spanjës, Hulen Lopetegi, ishte i kënaqur që të zgjedhurit e tij i fituan tri pikët e palnifikuara dhe vazhdojnë që të qëndrojnë në garën për vendin e parë. Fitorja e Spanjës bëhet më e rëndësishme, duke pasur parasysh së në përbërje të ekipit të saj nuk ishin lojtarët kryesorë të tij, Serhio Ranos, Zherar Pike, Andres Iniesta dhe Diego Kosta.