Klubet e kryeqytetit stonojnë

Rrëzimi i Tiranës dhe barazimi i Partizanit në derbin me Dinamon janë lajmi më i madh i ndalesës numër 14 në sfidat përpara derbit të dytë sezonal. Bardheblutë u dorëzuan në Rrogozhinë përballë Erzenit dhe tashmë mund të konsiderohen një skuadër në krizë vazhdimësie. Në krahun tjetër, Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi i bardhë me Dinamon duke u ndalur kështu për të dytën javë rresht, një këmbanë e vogël alarmi kjo në kampin e kuq pas një barazimi tjetër, atij në sfidën me Egnatian kryesuese.

Formula e re konfirmon faktin se askush nuk preferon të “vritet”, sidomos përpara sfidave të rëndësishme si ajo derbi mes Tiranës dhe Partizanit sepse renditja finale e kampionatit nuk të nderon me medalje, thjesht të avantazhon lehtësisht në sfidën e parë gjysmëfinale por vetëm kaq. Më mirë se kushdo këtë e konfirmojnë dy ndeshjet e ditës së sotme ku ekipet rivale për titullin nuk preferuan ta shkelin gazin në maksimum.

sfidanti.al