Rey Manaj shkëlqen me dy super gola ndaj Trabzonsporit

Rey Manaj, ka shënuar dy super gola në barazimin me rezultat 3-3 të Sivassporit ndaj Trabzonsporit në kuadër të javës së 13 të Super Ligës Turke. Sivasspori momentalisht po kalon në një krizë rezultatesh në kampionat pasi nuk ka arritur të shënojë fitore në katër ndeshjet e fundit, por kjo nuk e ka ndalur Manajn që të shkëlqejë në nivel personal. 26-vjeçari shënoi fillimisht në minutën e 20-të për të dyfishuar epërsinë e Sivassporit dhe më pas golin tjetër e gjeti në minutën e 67-të. Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani në kampionatin turk, Manaj numëron 4 gola të shënuar. Forma e tij e mirë e kohëve të fundit është një sinjal pozitiv për Kombëtaren e Shqipërisë.

sfidanti.al