Klopi për Flikun: Nuk shkruhet dot më shumë histori në 8 muaj!

E vlerëson lart dhe në mënyrë të merituar “kolegun e zyrës”, siç e quan revista “Kiker”. Jurgen Klopi ka mendim të shkëlqyer për Hansi Flikun, dhe pas fitores së trefishtë mendon se “është e vështirë të shkruhet më shumë histori në 8 muaj sesa ka bërë Hansi”. Trajneri i Liverpulit thekson se Bajerni ka një skuadër të madhe, me lojë të nivelit shumë të lartë, po ashtu me lojtarë të një niveli shumë të lartë dhe në moshën e duhur. “Fitorja e Championsit ishte e merituar, – vazhdoi Klopi, – dhe Bajerni i sotëm është një nga skuadrat më të mëdha të të gjitha kohëve”. Gjithsesi, tekniku gjerman mendon se në Angli ka dy skuadra që mund të ndeshen barabar me bavarezët, dhe këto janë Mançester Siti e Liverpuli.

Sfidanti.al