Pirlo-CR7 pakt për titullin e 10-të, por pakti duhet të jetë për Championsin!

Kur Kristiano Ronaldo u mor për 100 milionë euro, tek Juventusi menduan Europën dhe gjithë botën. Pas dy sezonesh, Championsi ka qenë një dështim edhe më i madh sesa në të kaluarën, pasi ekipi është eleminuar që në raundin e dytë dhe vjet në çerekfinale, ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha për të ardhmen. Mediat italiane njoftojnë se skuadra ka nisur stërvitjen duke pasur në drejtim trajnerin e ri, Andrea Pirlo, dhe se mes tij e CR7-ës është bërë një pakt për të fituar titullin e 10-të. Dakord, por a nuk ishte fjala për Championsin, dhe për këtë qëllim u larguan Alegri e Sarri? Serinë A, deri tani, Juvja e ka fituar edhe pa Ronaldon, ndonëse portugezi e ka ndihmuar klubin që të forcojë imazhin e tij global, pra nga ana financiare.

Sfidanti.al