Këmbë “e artë” e Ronaldos shkakton indinjatë në botën budiste

Kristiano Ronaldo ka bërë bujë jo me një gol spektakolar, as me ndonjë gjest bamirësie, por me një veprim të pamenduar mirë. Ka postuar një foto pranë bustit të Buddha-s, që ndodhet në oborrin e shtëpisë së tij në Madrid. Ku qëndron problemi:  ka vendosur këmbën mbi statujën dhe ky gjest ka fyer gjithë botën budiste.  Reaksioni është kaq i madh,  sa kampioni portugez , që me këmbët e tij ka pushtuar mbarë rruzullin, pikërisht nga keqpërdorimi i tyre… ka shkaktuar një valë të madhe zemërimi.

Komentet nuk e kursejnë kampionin: “ I parespektueshëm! Si guxon të vërë këmbën  mbi Gautama Buddha-n. Nuk e besonim që Ronaldo mund të bënte një budallëk të tillë..”