Mos vallë ka ardhur momenti që një “luftë civile” të shpërthejë në futbollin europian. Ligat Profesioniste Europiane të Futbollit (EPFL) kanë deklaruar se do të ndërpresin bashkëpunimin me UEFA-n nëse realizohen ndryshimet e propozuara në formatin e Ligës së Kampionëve.
Shoqata e ligave profesioniste europiane përbëhet nga 25 kampionatet kryesore në kontinent dhe është kundër garantimit të 4 vendeve të sigurta në fazën e grupeve për ligat më të mëdha si Premier Liga e Anglisë, Primera Divizion e Spanjës, Bundesliga e Gjermanisë dhe Seria A e Italisë. Ndryshimet u lajmëruan nga UEFA në gusht të këtij viti, pas presionit të madh të klubeve më të fuqishëm (Real, Barça, Junajtid, Siti, Juventus, PSG, Bajern etj.) të cilët kërcënuan të formonin një kampionat europian më vete.
UEFA nuk ka dakord për të kualifikuar direkt për në fazën e grupeve të Championsit skuadra të caktuara në bazë të historisë së tyre, si Mançester Junajtid, Milan apo Inter, edhe nëse ato do të ishin poshtë 4 vendeve të para në kampionatet e tyre, por edhe kjo nuk e ka kënaqur EPFL-në. Grupi i 25 ligave kryesore paralajmëroi se do të prishë marrëveshjen me UEFA-n për të mos caktuar ndeshje në mbrëmjet kur janë parashikuar përballje të Championsit. Vetëm Seria A nuk ra dakord për këtë veprim.
B. Kuka