Vendim qesharak pas barazimit, Kukësi përzë dibranët nga shtëpia

Një lajm qesharak vjen nga Kukësi. Menjëherë sapo përfundoi ndeshja midis Korabit dhe Kukësit, që u mbyll në barazim 1-1, drejtuesit e klubit verilindor vendosin që dibranët të mos luajnë më në stadiumin e tyre, në pjesën e mbetur të kampionatit.

Për mungesë të një impianti të liçensuar, Korabi e nisi edicionin në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit dhe më pas, me një marrëveshje mes palëve, u transferua në Kukës. Në fakt sot, dibranët i bën një favor kryesuesve të kampionatit, duke mos u munduar të gjejnë një stadium tjetër, por luajtën përsëri si vendas në “Zeqir Ymeri”. Kuksianët ndoshta kërkonin më shumë se kaq dhe pas barazimit të sotëm i përzunë dibranët nga shtëpia.