Kemi një thes të shpuar me arbitra dhe le të zgjedhim një për ndeshjen Skënderbeu-Partizani. Edhe vetë presidenti Gaz Demi as nuk mundohet fare, per te futur dorën brenda: “Nuk kam asnjë parapëlqim. Le të vendosë Federata kë të dojë, siç i vendos gjithnjë, nuk ndërhyj ndonjëherë për të vënë arbitra. Të vendosë një që është me këmbë në tokë. Të gjithë i kuptojmë gabimet njerëzore, por ato të qëllimshme unë nuk i kuptoj dot. Ka shumë arbitra ndaj le të zgjedhë një që të jetë korrekt dhe me mend në kokë, të mos tallet me paratë tona.”
Demi flet edhe shijen qe i ka lene ekipi i tij:“Në përgjithësi jam i kënaqur. Javën tjetër mbaron gjysma e kampionatit. Është për t’u luajtur edhe gjysma tjetër. Nuk ka ndonjë çudi të madhe. Ne të tre që kryesojmë dhe ndoshta Tirana do jemi në luftë deri në fund. Besoj se do jetë një kampionat i bukur.
Në janar do të shohim dhe përforcimet. Kemi disa përforcime të mira, por ato i zgjedh stafi teknik, unë mund të them vetëm buxhetin. Po përgatisim nga viti në vit një Partizan që të shkojë gjithnjë e më mirë. Këta të tjerët kanë më shumë eksperiencë se unë, por them që Partizani të jetë si vjet, që ishte deri në ditën e fundit në garën për titull, dhe siç e mbani mend ekipin që doli kampion ne e mundëm në ndeshjen direkte.”