Pasi “i dha” Topin e Artë Kristiano Ronaldos, “Frans Futbolli” vazhdon të shpërndajë çmime. Ai i radhës ishte për lojtarin e vitit në Francë, dhe nuk mund të ishte tjetër përveçse Antuan Grizman. Sulmuesi i Atletikos së Madridit, udhëhoqi kombëtaren e “gjelave” deri në finalen e Europianit në Paris, pasi shënoi dy gola ndaj Gjermanisë, por aty u mund nga Portugalia e Kristiano Ronaldos. Grizman fitoi më shumë vota sesa lojtarë të kalibrit të lartë si Pol Pogba e Karim Benzema, ndërsa pason fituesin e vjetshëm, Blez Matyidi. Ai doli i treti në votimin e Topit të Artë pas Ronaldos e Mesit, ndërsa bëhet i 59-ti lojtar në historinë e futbollit francez që e merr këtë çmim. Në të kaluarën, janë nderuar figura të mëdha si Mishel Platini, Zinedin Zidan, Tieri Henri, Frank Riberi apo Karim Benzema.
Sfidanti.al