Një fitore 2-0 është gjithnjë një fitore, për më tepër ndaj një ekipi që për Shqipërinë është cilësuar i fortë. Tirana mundi Laçin në “Selman Stërmasi” me golat e shënuar nga vetë kurbinasit në portën e tyre, Roganoviç në 53’ dhe Ignjatoviç në 75’, veçse loja e tyre nuk ishte bindëse. Në pjesën e parë të dyja skuadrat patën raste, por nuk mundën të shënonin, ndërsa pas pushimit garën e autogolave e fituan bardheblutë. Një nisje e tillë për Laçin as nuk mund të mendohej duke qenë që në Ligën e Konferencës u kaluan dy raunde, por pastaj trajneri Shpëtim Duro u largua dhe tekniku malazez, Vukiçeviç duket se ende nuk ia ka marrë dorën ekipit. Laçi ka vetëm 2 pikë, ndërsa Tirana arriti në 8 pikë. Trajneri Shehi deklaroi se “ne kemi vetëm 1 humbje në 25 ndeshjet e fundit, por ende nuk jemi aty ku duhet sepse kemi shumë barazime”.
Sfidanti.al