Trajneri i Laçit, Armando Cungu, e cilësoi Nuabuezen si sulmuesin më të mirë që ka trajnuar në karrierën e tij. Gjithsesi, publiku që ndjek Superligën shqiptare brohoriti që më në fund u luajt një ndeshje “normale”, si ajo Teuta-Tirana që përfundoi në barazim 1-1. Dueli i “Niko Dovanës” duhet cilësuar si “mrekulli e zbritur nga qielli”, nëse kemi parasysh se Skënderbeu fitoi 2-1 në fushën e Laçit, dhe u mund 1-4 në Korçë nga kurbinasit, apo që Bylisi fitoi 3-0 në Korçë, që Vllaznia e mundi 4-0 Skënderbeun, që Laçi mundi 3-0 Vllazninë. Po ashtu, kurbinasit kanë fituar 3-0 në fushën e tyre ndaj Teutës dhe Vllaznisë.
Në Durrës, tiranasit kaluan të parët në epërsi me anë të sulmuesit Ngo, por u barazuan në fund nga Hoxha. Pjesa e parë ishte më e mirë për miqtë, ndërsa pas pushimit Teuta ushtroi presion, dhe përfitoi edhe nga epërsia numerike. Hoxhallari doli me të kuqe në 76’, dhe Torana në të 93-ën. Në Korçë, Skënderbeu kaloi i pari në avantazh me golin e Gripshit, por Lushkja, Nuabueze (2) dhe Xhixha përmbysën rezultatin, në pjesën e dytë. Nuabueze është vërtet një “përbindësh” pasi ka shënuar 11 gola, ndaj 7 gola që ka Vasil Shkurtaj i Kukësit.
Sfidanti.al